Haxhiu: Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata

Haxhiu: Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të partive politike dhe shoqërisë civile ndaj nismës së Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, njofton Insajderi.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe kjo s’ka pse e frikëson askënd.

”Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën”.

Tutje ajo ka vazhduar duke thënë se “tani kur në procedura të përshpejtuara po procedohet projektligji që njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsullata e quajnë shantazh, kërcënim, autokraci, anarki, arbitraritet dhe gjithçka tjetër”.

“Nëse për diçka është shtjerrë debati, është pikërisht kjo çështje, pasi që është hera e tretë që i njëjti po procedohet në Kuvend dhe përveç kësaj debatet për këtë kanë nisur kaherë sepse është kërkesë e vazhdueshme e mërgatës tone”, ka shtuar Haxhiu.

Në fund ajo është shprehur se “mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe kjo s’ka pse e frikëson askënd”./Insajderi.com