Haxhiu në përkrahje të Shyherte Tahirit – kërkon të shtohet stafi i prokurorëve special që merren me krimet e luftës

Haxhiu në përkrahje të Shyherte Tahirit – kërkon të shtohet stafi i prokurorëve special që merren me krimet e luftës

Albulena Haxhiu, kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes ka përkrahur të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyhrete Tahiri, e cila sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.

Haxhiu ka thënë që Prokuroria duhet të vihet në veprim menjëherë.

“Është e qartë që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës megjithatë para disa muajve ka hyrë në fuqi ndryshimi për gjykimin në mungesë për kriminelët e luftës”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Insajderi.

Ajo ka thënë se Prokuroria e gjykata, në rast të pamundësive për sigurimin e të dyshuarve, duhet të veproj bazuar në nenin përkatës për gjykimin në mungesë.

Mes tjerash ai ka shtuar se numri i prokurorëve special që merren me krimet e luftës duhet të rritet e poashtu stafi mbështetës për prokurorët special që trajtojnë këto raste.

“Pa drejtësi nuk ka qetësi për viktimat e luftës dhe popullin e Kosovës!”, ka thënë ajo.