Haxhiu: Nuk kemi diskutuar asnjëherë për koalicion me PDK-në, LDK-në ose AAK-në

Haxhiu: Nuk kemi diskutuar asnjëherë për koalicion me PDK-në, LDK-në ose AAK-në

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se as që e kanë diskutuar në parti se a do të mund të kenë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, , Lidhjen Demokratike të Kosovës, apo Aleancën për Ardhmërinë  e Kosovës, njofton Insajderi.

Ajo tha se ende nuk kanë vendosur se a do të kenë bashkëpunim me Vjosa Osmanin para apo pas zgjedhjeve.

“Ende nuk e kemi vendosur se a do të kemi para apo pas koalicion me zonjën Osmanin”, tha Haxhiu në Kanal10.

Ndërsa bëri të ditur se nëse nuk i kanë votat e mjaftueshme, atëherë pas zgjedhjeve synimi i tyre është të diskutojnë mundësinë për koalicion me grupet që i përfaqësojnë pakicat në Kuvend./Insajderi.com