Haxhiu pas kërkesës së Lajçakut për Asociacionin: Vetëm qeverisë së VV-së nuk mund t’ia kërkojnë atë

Haxhiu pas kërkesës së Lajçakut për Asociacionin: Vetëm qeverisë së VV-së nuk mund t’ia kërkojnë atë

Ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, njëherësh edhe anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se vetëm partisë të cilën e përfaqëson nuk do t’ia kërkojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në rast qeverisje me vendin, pasi që ata e kanë kundërshtuar që në fillim këtë ide, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ajo me anë të një postimi në Facebook.

“Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015”, tha Haxhiu.

Sipas saj kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është i përshtatshëm për t’i bërë trysni, për shkak se ky i fundit sipas Haxhiut, i bën asistencë Isa Mustafës, nënshkruesit të “‘Zajednices’ me 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi”, përfundon ajo. /Insajderi.com