Kandidati për deputet nga lista e Partisë Demokratike të Kosovws, Bekim Haxhiu, është mirëpritur nga banorët e Gjilan, Kamenicës, Krilevës, Hodonocit, në Malësinë e Gollakut, me programin e rimëkëmbjes.
Haxhiu përgjatë këtyre takimeve ka thënë se qytetarët tashmë janë bindur se PDK-ja është subjekti më serioz, që realizon programe madhore, realizon premtimet për zhvillimin e vendit, njofton Insajderi.
Gjatë kësaj vizite në këto treva, ai është takuar më njerëz të fushave të ndryshme.
PDK-ja në këto zgjedhje fokus të veçantë e ka rimëkëmbjen ekonomike./Insajderi.com