Haxhiu për Haradinajn: Pozitat në institucione nuk janë për të shuar apetite

Haxhiu për Haradinajn: Pozitat në institucione nuk janë për të shuar apetite

Ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, ka komentuar rreth shpalljes së kandidaturës për President të Kosovës nga kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haxhiu në emisionin Frontal të T7, ka thënë se Haradinaj i mendon pozitat e larta shtetërore për të shuar apetitet e tij.

“Njëherë deshi të bëhej kryeministër, e pamë si qeverisi. Çfarë i paska mbetur pikë, edhe President me u ba. Thua se pozitat në institucione janë për të shuar apetitet”, ka thënë Haxhiu.

“Për cka, për me na tregu se si mund ta shftrytëzu pozitat për interesa personale, klienteliste”, ka shtuar ajo.

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se politikanët që nuk kanë përkrahje të popullit as nuk duhet t’u shkojë në mendje të kandidojnë për President të vendit.

“Unë mendoj që dikush që s’ka përkrahje popullore, as nuk duhet t’i shkojë në mend me u ba President”, ka thënë Haxhiu. /Insajderi.com