Haxhiu: Po punojmë në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

Haxhiu: Po punojmë në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që ajo udhëheqë është duke punuar në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, njofton Insajderi.

Siç ka bërë të ditur ajo, pas përzgjedhjes, propozimi do t’i shkojë Qeverisë e më pas Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka theksuar se shumë kandidatë kanë shprehur shqetësimet e tyre në raport me vonesat që janë bërë në formimin dhe aktivizimin e këtij komisioni.

“Në pamundësi të i përgjigjem secilit dhe secilës veç e veç, ju njoftoj se si Ministri jemi duke punuar në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit. Pas përzgjedhjes, propozimi do t’i shkojë Qeverisë e më pas Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Si Ministri, shprehim interesin dhe vullnetin që sa më shpejtë të procedojmë tutje më këtë çështje, marrë parasysh interesimin e madh dhe gjithashtu, iu siguroj se nuk do të përsëriten praktikat e gabuara të cilat edhe kanë ra ndesh me kriteret profesionale dhe meritore”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook./Insajderi.com