Haxhiu: Politikanët po i shkelin masat anti-COVID për një grusht votash – shteti po i dënon qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha sot se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është alarmante dhe spitalet janë para kolapsit.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po vazhdon të mbahet, ai pyeti se pse shteti duhet t’i dënojë qyetarët, kur janë vetë politikanët ata që po i shkelit masat kundër përhapjes së Coronavirusit të miratuara nga Qeveria, njofton Insajderi.

Tutje, Haxhiu shtoi se derisa spitalet janë të mbushura me pacientë dhe personeli shëndetësor është i stërlodhur, qeveria sillet me komoditet sikur spitalet janë në planet tjetër e jo detyrim i kësaj qeverie.

“Gjendja e krijuar tregon se kjo qeveri ka probleme substanciale organizative, profesionale në menaxhimin e pandemisë”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ndër të tjera tha se me mashtrim, joprofesionalizëm e hajni kishte vepruar edhe Qeveria Kurti, që sipas tij një ditë më parë shkeli masat mbrojtëse dhe organizoi tubime me qytetarë. /Insajderi.com