Projekti i rrezikshëm

Haxhiu: Qeveria Hoti për të shtyrë përpara projekte të rrezikshme

Sipas Albulena Haxhiut, Qeveria Hoti është krijuar për të çuar përpara projekte të rrezikshme për Kosovën. Shkëmbimi territorial është skenari i përgatitur nga Presidenti Thaçi, Avdullah Hoti do t’i shërbejë kësaj agjende.

Haxhiu: Qeveria Hoti për të shtyrë përpara projekte të rrezikshme

Albulena Haxhiu, në emisionin DPT në Televizionin  T7 thotë se qeveria e re e krijuar, e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti, nuk është qeveri për rimëkëmbje ekonomike dhe udhëheqjen e qytetarëve, por kjo qeveri është krijuar për të çuar përpara projekte të rrezikshme.

“Fakti që kjo qeveri ka prioritet dialogun me Serbinë tregon se Kosova rrezikohet nga epilogu i atij dialogu, meqë Qeveria Hoti është e pafuqishme që të ndikojë në ketë drejtim dhe kontrollohet  nga presidenti Thaçi”, ka thënë ajo mes tjerash, njofton Insajeri.

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht ka hedhur kritika dhe akuza ndaj procesit të dialogut me Serbinë duke aluduar në rrezikun e ndarjes që mund t’i kanoset Kosovës nga një marrëveshje e fshehtë Thaçi – Vuqiq.

Një qëndrim të tillë  Vetëvendosje e mban edhe ndaj Qeverisë Hoti, të cilën e konsideron të jashtëligjshme dhe të kontrolluar nga presidenti Thaçi. /Insajderi.com