Haxhiu: Me qeverisjen e VV-së nuk do të ketë asnjë familje pa shtëpi

Haxhiu: Me qeverisjen e VV-së nuk do të ketë asnjë familje pa shtëpi

Kandidatja për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një tubin të këtij subjekti politik në Gjilan ka premtuar se me qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të ketë asnjë familje pa kulm mbi kokë.

“Synimi ynë gjatë qeverisjes është që mos të ketë familje pa kulm mbi kokë, ne do të ndërtojmë 4 mijë banesa për ata familje që nuk kanë mundësi të i ndërtojnë me parat e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes pensioni më i vogël do të jetë 150 euro, ndërsa ato kontribut dhënëse 280 euro.

“Ne do ta rrisim pensionet gjatë mandatit tonë nuk do të ketë pensione më të vogël se 150 euro, ndërsa ata që janë kontribut dhënës do të jetë 280 euro”, ka thënë ajo.

Më tutje Haxhiu ka premtuar se qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë që të mjekohen në Shkup dhe qytete të tjera për shkak se sipas saj në qeverisjen e Vetëvendosjes do të mjekohen në vend.

“Nuk do ketë nevojë që qytetarët e Gjilanit apo të Kosovës që të nisen drejt Shkupit, jo mjekët tonë do të na shërojnë .Në qeverisjen ne do të ju ndihmojmë fëmijëve të cilët po ballafaqohen me probleme qysh në fëmijëve e tyre”, ka thënë ajo.

Më tutje pas Haxhiut, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka komentuar reklamën e PDK-së. Ai ka thënë se “po këta politikan me bateria do të lodhën shumë shpejt të cilët kanë vjedhur edhe në tenderin me bateria”.

“Kadri Veseli po luan me lodra me bateria. Po këta politikan me bateria do të lodhën shumë shpejt por ne e dimë që edhe në tenderin me bateria kanë vjedhur dhe kanë mbetur bateria e dobëta me çmim të lartë. Bateria e tyre do të i mund energjia jonë, energjia e grave, energjia e punëtorëve, energjia e juaja, energjia e popullit të Kosovë, kjo energji do të i dërgoj këta në pension”, ka thënë Ymeri./Insajderi.com