Haxhiu: Të martën finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun

Haxhiu: Të martën finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se të martën do të finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë, shkruan Insajderi.

Sipas saj, nuk është në rregull të këtë një ligj me 3-4 ndryshime, por duhet të jetë një ligj i integruar.

“Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nuk është në rregull të kemi një ligj me 3-4 ndryshime. Kjo duhet të adresohet sa më parë që të kemi ligje të integruara”, ka thënë ajo.

Përndryshe, Haxhiu ka thënë se ka ftuar subjektet opozitare në takime të veçanta për të diskutuar për vettingun dhe sipas saj reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vetingu.

“Reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vetingu dhe është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit. Unë i kam ftuar subjektet opozitare për takime të veçanta. Edhe roli i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Pastaj do të takoj edhe grupet parlamentare që përfaqësojnë komunitetin joshumicë”, ka shtuar ajo.

Përndryshe në vazhdimin e seancës së sotme do të diskutohet edhe për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe për pika tjera./Insajderi.com