Hazard pozitiv me Covid-19, mediat belge nuk besojnë

Hazard pozitiv me Covid-19, mediat belge nuk besojnë

Në Belgjikë besojnë se infektimi me koronavirus i yllit të kombëtares, Eden Hazard, është një lajm i rremë, i prodhuar qëllimisht nga Real Madrid, njofton Insajderi.

Media belge “HLN” raporton se nuk beson që sulmuesi madrilen të jetë infektuar me të vërtetë me Covid-19, por ky është një “komplot” i përgatitur nga klubi spanjoll për të mos lejuar Hazard që t’i bashkohet kombëtares së “Djajve të Kuq” për ndeshjet e muajit nëntor.

Ditën e djeshme, Reali njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se dy futbollistët e tij Casemiro dhe Hazard rezultuan pozitiv në testin e fundit për koronavirusin. Për rrjedhojë, ata nuk do të luajnë sot me Valencian dhe as me ekipet kombëtare respektive. /Insajderi.com