Hazard tregon se a iu gëzua triumfit të Chelseat në Ligën e Kampionëve

Hazard tregon se a iu gëzua triumfit të Chelseat në Ligën e Kampionëve

Anësori belg, Eden Hazard ka thënë se nuk është i lumtur për triumfimin e Chelseat në Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.

Ai ka deklaruar se tashmë është lojtar i Real Madridit dhe se është i fokusuar me këtë ekip.

“Natyrisht se jo, jam lojtar i Real Madridit dhe nuk jam i lumtur me këtë gjë”, ka shtuar Hazard në konferencë për media.

Ai me tej,  tha se është i lumtur për disa lojtar atje edhe se shpreson ta fitoj këtë kupë me Real Madridin në edicionin tjetër.

“Jam vetëm i lumtur për disa shokë atje, por shpresoj që Real Madridi ta fitojë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar më tej belgu.

Hazard në të kaluarën ka luajtur për The Blues./Insajderi.com