Haziri: 2020-ta ishte vit i pandemisë por edhe i solidaritetit

Haziri: 2020-ta ishte vit i pandemisë por edhe i solidaritetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në natën e Vitit të Ri kanë ndarë një banesë për një familje në nevojë si dhe gjatë tërë vitit kanë ndërtuar katër shtëpi, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se viti 2020 ishte vit i pandemisë, por edhe i solidaritetit.

“Në natën e Vitit të Ri kemi ndarë një banesë 96 metra katror për një familje me probleme të banimit në Gjilan dhe donatori, i cili është biznesmen i suksesshëm, ka dashur të mbetet anonim. Kemi ndarë, po ashtu, edhe 4200 franga zvicerane të ardhura nga bashkatdhetarët, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonim, po ashtu. 2020-ta ishte vit i pandemisë, por edhe i solidaritetit të madh të Gjilanit me njerëzit në nevojë”.

“Gjatë vitit që shkoi, bashkë me donatorët, kemi shpërndarë 7 mijë pako ushqimore, 3 mijë pako higjienike, duke ua lehtësuar jetën njerëzve në nevojë, sikurse që kemi blerë barna për më shumë se 600 qytetarë që nuk kishin mundësi. Gjatë vitit të shkoi, bashkë me donatorët, kemi ndërtuar edhe 4 shtëpi, derisa Komuna ka paguar qira për 58 familje me probleme të banimit. Me këtë rast, i falënderoj shumë për solidaritetin të gjithë ata që ndan nga pasuria e tyre për t’ua lehtësuar jetën të tjerëve, e që janë biznesmenë e qytetarë të Gjilanit, Kosovës e bashkatdhetarë në shumë shtete të botës. Të bashkuar në çdo kohe dhe vetëm me besim e solidaritet mundemi. Faleminderit!”, ka shkruar Haziri./Insajderi.com