Haziri flet për iniciativën e Osmanit

Haziri flet për iniciativën e Osmanit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për Vjosa Osmanin, ish-kandidate për kryeministre e LDK-së, njofton Insajderi.

Kjo e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të garojë me një iniciativë të sajën.

Por si i komenton veprimet e tilla Lutfi Haziri,  Kryetari i Gjilanit është shprehur se Osmani nuk ka vend jashtë LDK-së.

‘Vjosa është ndërtuar në profilin e LDK-së, në formatin e LDK-së dhe ka qenë format përfaqësues, kokëfortësi politike, vlerë politike, ka thënë Haziri në Kanal 10.

“E madhja te ne është kur ne në dallime rrimë bashkë. Na jemi njerëz”, thotë Haziri.

Në situatën aktuale, me largimin e Osmanit nga LDK, Haziri nuk e sheh fitues asnjërën palë.

“Sot ne humbim, nesër humb Vjosa. Pozicioni është i njëjtë. Ne dëmtohemi sot, në procesin tjetër dëmtohet Vjosa”, thotë Haziri./Insajderi.com