Posa shpalli kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, “thumboi”, kryetarin e " />

Haziri i reagon Xhafer Tahirit pasi mbështeti Abdixhikun: Me kë të bëhet Xhafa ai humbë

Haziri i reagon Xhafer Tahirit pasi mbështeti Abdixhikun: Me kë të bëhet Xhafa ai humbë

Posa shpalli kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, “thumboi”, kryetarin e degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahirin.

“Ajo që thuhet në LDK është me kënd të bëhet Xhafa humb ai, është e vërtetë”, tha Haziri gjatë prezantimit të kandidaturës.

Kjo deklaratë e tij erdhi një ditë pasi kryetari i Vushtrrisë, kishte deklaruar se ai dhe dega që drejton “mbështesin Lumir Abdixhikun”, për pozitën e kryetarit të partisë më të vjetër në vend.

Kjo nuk i ka pëlqyer Hazirit, që pos Lumir Abdixhikut kudnër-kandidat e ka edhe Anton Qunin.

Por, në bazë të kumtesës së të martës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të ketë edhe kandidatura të tjera. /Insajderi.com