Haziri: Javët ne vazhdim Dhomat e Specializuara do të kenë ndikim ekstrem

Haziri: Javët ne vazhdim Dhomat e Specializuara do të kenë ndikim ekstrem

Nënkryetari i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar një vit të vështirë për Kosovën, njofton Insajderi.

Haziri ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë do të kenë ndikim ekstrem në javët në vazhdim.

“Mos harroni, e kemi një vit shumë të vështirë, edhe në aspektin politik e edhe në atë ekonomik, jo vetëm për shkak të dhomave të specializuara që kanë me pas ndikimin ekstrem të madh javët në vazhdim dhe në jetën tonë kanë me prekë drejtpërdrejt, por edhe për shkak të të ashtuquajturës vala e tretë e pandemisë”,  është shprehur Haziri.

Haziri ka thënë se vetëm me solidaritet mund të kalohet ky vit i rëndë.

“2020-ta ishte vit i vështirë për Gjilanin, pasi humbëm 117 njerëz dhe mbi 800 vende pune nga pandemia”, theksoi Haziri në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit./Insajderi.com