Haziri jep një lajmë të mirë: Në Gjilan nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus

Haziri jep një lajmë të mirë: Në Gjilan nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në qytetin që ai udhëheq aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se aktualisht po vazhdon trajtimi i të prekurve me koronavirus të familjes Shaqiri në Vrapçiq, derisa rasti i Zhegrës po trajtohet si i shëruar.

Postimi i plotë i Lutfi Haziri:

Lajm i mirë. Në Gjilan nuk kemi asnjë rast të dyshuar me #Covid19.

Spitali i Përgjithshëm, QRSHP dhe Klinika Infektive, janë në vijën e parë të luftës kundër #Covid19. E falënderoj dr, Burbuqe Shkodra, dr. Ajhane Sefiu, dr. Ukshin Ismaili dhe krejt ekipin e mjekëve që 24 orë e shtatë ditë nuk po ndalen në këtë angazhim.

Gjilani vazhdon t’i trajtoj rastet në familjen Shaqiri në Vrapçiq, ndërkaq rasti i Zhegrës që ka dalë negativ në testin e dytë, tashmë trajtohet si i shëruar.

Do të vazhdohet me masat e njëjta të shtrëngimit, në mënyrë që të mos lejohet përhapja. Familja Shaqiri nuk ka nevojë për shqetësim, le të qëndrojnë në shtëpi. nuk kanë nevojë të vinë në spital sepse ne iu shkojmë në shtëpi me ekipet tona.

Koordinimi i të gjithëve e parandalon përhapjen e virusit dhe e parandalon daljen nga burimi. Duhet të vazhdojmë kujdesin në higjienë, ta mbajmë distancën dhe të përshëndetemi me zemër.

I lus qytetarët që të vetëpërmbahen edhe në qarkullimin gjatë ditës, ani se është e lejuar dalja.

Si Komunë, po vazhdojnë shpërndarjen e ndihmave për familjet sociale dhe po iu dërgohen në shtëpi. /Insajderi.com 

Fotografia e Lutfi Haziri