Haziri mobilizon strukturat e LDK-së në Gjilan

Haziri mobilizon strukturat e LDK-së në Gjilan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ka filluar me organizimin e strukturave të kësaj partie në Gjilan për t’u mobilizuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme, njofton Insajderi.

Ai përmes një statusi në Facebook, është shprehur se një mobilizim i tillë është duke u bërë së bashku me kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Tutje Haziri ka dhënë dhe shifrën e atyre që po angazhohen në mënyrë që LDK-ja të dal parti fituese në këto zgjedhje.

“Shifra e të angazhuarve arrin numrin e 1000 veprimtarëve”.

Në fund Haziri ka thënë se “lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe”./Insajderi.com