Haziri: Nëse Vjosa largohet nga LDK, pësojnë të dy palët

Haziri: Nëse Vjosa largohet nga LDK, pësojnë të dy palët

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nga kjo parti, është e dëmshme edhe për partinë edhe për vet Osmanin.

“Definitivisht që do ta dëmtojë LDK-në. Çdo figurë e fuqishme që është ngritur në LDK nëse largohet sigurisht që do të na dëmtojë, dhe këtë mund ta shohim vetëm në zgjedhje. Por mësimet e të kaluarës së afërme na mësojnë qe përveç LDK-së, ajo do ta dëmtojë edhe veten”, ka thënë Haziri në Syri TV, transmeton Insajderi.

Kryeparlamentarja Osmani, ka paralajmëruar formimin e një partie të re, duke thënë se është në negociata me njerëz të ndryshëm nga shoqëria civile./Insajderi.com.