Haziri: Edhe nëse zgjidhem kryetar i LDK-së do ta drejtoj Gjilanin deri në fund të mandatit

Haziri: Edhe nëse zgjidhem kryetar i LDK-së do ta drejtoj Gjilanin deri në fund të mandatit

Edhe nëse zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri do ta vazhdojë mandatin si kryetar i Gjilanit deri në zgjedhjet lokale.

Kështu ai tha për Klan Kosovën, teksa emri i tij po përmendet si ndër zyrtarët më potencialë të LDK-së për ta marrë timonin e partisë.

“Nuk ka asnjë pengesë që unë ta drejtojë Gjilanin edhe si kryetar i LDK-së”, tha ai.

Ai po ashtu shtoi se nëse nuk zgjidhet kryetar do ta mbështetë kënddo që fiton garën e brendshme. /Insajderi.com