Haziri: Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv në Gjilan

Haziri: Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme në këtë komunë të fillojnë procesin e imunizimit masiv kundër COVID-19, shkruan Insajderi.

Në emër të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Haziri ka bërë të ditur se deri tani në Gjilan janë vaksinuar dy mijë e 846 qytetarë, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.

Ndryshe, deri me tani në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjashtë mijë e 424 raste pozitive dhe 146 persona kanë vdekur nga COVID-19.

Ndërsa, numri i të shëruarve është gjashtë mijë e 263 persona./Insajderi.com