Haziri nuk heq dorë: Emri i presidentit kalon kah zyrat e LDK-së

Haziri nuk heq dorë: Emri i presidentit kalon kah zyrat e LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përsëritur se posti i presidentit kalon kah zyrat e këtij subjekti politik, shkruan Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se nuk është koha për ultimatume e as kushëzime, por është koha për dialog të brendshëm për presidentin.

“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë!”, shkroi Haziri.

Që nga 5 nëntori kur ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, posti i presidentit në Kosovë ka mbetur në ngërç, për shkak të mospajtimeve mes subjekteve politike në vend./Insajderi.com