Komenti i Hazirit

Haziri për largimin e Osmanit: “Mustafa e mbajti fjalën”

Lutfi Haziri e ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit. Ka qenë i shkurt dhe i prerë.

Haziri për largimin e Osmanit: “Mustafa e mbajti fjalën”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, ka thënë se është vendim i Këshillit të LDK-së.

Haziri ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar se lejohet mendimi ndryshe, por veprimi kundër shumicës në LDK nuk do të lejohet.

“Mustafa e mbajti fjalën”, tha ai në RTK, njofton Insajderi.

Ai ka shtuar se ka qenë i pritur vendimi i Këshillit për zgjedhjen e Avdullah Hotit, nënkryetar të kësaj partie./Insajderi.com