Haziri për rënien e LDK-së: E barti përgjegjësinë sekondare, atë primare e ka udhëheqësi i zgjedhjeve

Haziri për rënien e LDK-së: E barti përgjegjësinë sekondare, atë primare e ka udhëheqësi i zgjedhjeve

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se bartë përgjegjësi sekondare sa i përket humbjes së thellë të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Haziri thotë se përgjegjësinë primare për këtë rënie e merr ai që i udhëheq zgjedhjet.

“Unë personalisht barti përgjegjësi sekondare në rezultatin e fundit zgejdhor dhe të parafundit sepse LDK ja ramjen nuk e ka në zgjedhjet e para, por LDK-ja ramjen më të madhe e ka prej 6 tetori 2019. Në asnjë listë prej vitit 2010, Lutfi Haziri nuk ka qenë i kandidum. Aty ku nuk jam unë në listë nuk jap përgjegjësi, se s’jam. Shqetësimet e mija politike i kam pasqyruar. Përgjegjësinë primare e ka ai që e merr përgjegjësin me i udhëheq zgjedhjet gjithmonë”, tha Haziri në Kanal 10.

Sa i përket kandidaturave për kryetar të LDK-së, Haziri tha se nuk sheh rivalitet, pasi sipas tij, ata janë një familje politike dhe brenda familjes nuk ka rivalitete.

“Brenda LDK-së nuk shoh rivalitete, shoh garë. Ne jem familje politike, brenda familjes nuk ka rivalitete. Unë jam tepër modest me diferencu rolin tim. Nëse më pyet se cili është më i mirë se ti, unë them se tretë janë më të mirë se unë”, shtoi Haziri.

Kujtojmë se përveç Hazirit, kandidatë për kryetar të LDK-së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars./Insajderi.com