Haziri për votimin e Osmanit presidente: LDK-ja do ketë rol pozitiv dhe konstruktiv

Haziri për votimin e Osmanit presidente: LDK-ja do ketë rol pozitiv dhe konstruktiv

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konfirmuar se partia e tij do të ketë rol konstruktiv në zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes së shtetit, njofton Insajderi.

Haziri ka deklaruar se “LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengese për formimin e institucioneve”.

Këto deklarata ai i bëri të hënën, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

“Kemi diskutuar për rolin tonë në ndërtimin e institucioneve. Nesër kryetari Abdixhiku dhe lidershipi do të takohet me deputetët. Ne do të vazhdojmë diskutimet me deputetë në mënyrë që përfaqësimi në Kuvend të jetë në frymë kushtetuese”, pohoi Haziri para mediave.

Ndërsa, lidhur me mundësinë që kryesia e LDK-së të takohet sërish me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, ai tha se “e kemi shtjerur nevojën dhe arsyen sepse jemi takuar në fundjavë”./Insajderi.com