Haziri: S’do të bëj marrëveshje, procesi të shkojë deri në fundi qoftë me një raund tjetër

Haziri: S’do të bëj marrëveshje, procesi të shkojë deri në fundi qoftë me një raund tjetër

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar pas votimit të tij në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie politike, njofton Insajderi.,

Në një prononcim për media, Haziri tha se nuk do të bëjë marrëveshje me asnjë në rast se procesi nuk përfundon vetëm në një raund.

Ai thotë se nëse nuk do të zgjedhet lider i kësaj partie, do të bashkëpunojë me secilin i cili do të marrë mbi vete këtë përgjegjësi.

“Procesi po shkon jashtëzakonisht mirë, besoj që kjo ditë do të jep përgjegjësi dhe ndanë përgjegjësi. Nuk është pjesë e kulturës sime marrëveshjet midis degëve, procesi duhet të shkojë deri në fund qoftë edhe me një raund tjetër”, ka thënë ai. /Insajderi.com