Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se prej 4 deri në 11 mars do ta shënojnë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës.
Haziri po ashtu në shkrimin e publikuar në Facebook, ka theksuar se ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre.
“Falënderim deri në gjunjëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.
Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!”, ka shkruar Haziri./ Insajderi.com