Haziri: Unë akoma e shoh Vjosën në LDK

Haziri: Unë akoma e shoh Vjosën në LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth raporteve të Vjosa Osmanit me partinë, dhe situatën politike brenda LDK-së, njofton Insajderi.

Në televizionin Kanal 10, Haziri është shprehur se “rolin politik të Vjosës e sheh vetëm në LDK-së, jashtë saj nuk e di si do dukej Vjosa”.

I pyetur se a bije kjo qe Vjosa do të qëndrojë në LDK përkundër paralajmërimeve së do të largohet? – Haziri ka thënë se “Unë nuk kam çka shtoj, Vjosa ka folur vetë, por unë po them se si e shoh kuptimin e ekzistencës politike të Vjosës, ajo ka kuptim vetëm në LDK”.

TUTJE Haziri ka shtuar se shkarkimi i saj ishte jashtë frymës së LDK-së, dhe Vjosa e ka marrë personale, por megjithatë, ajo ka qenë e paralajmëruar”.

Në fund Haziri ka thënë se ai vetë ka votuar “kundër shkarkimit të Vjosës”./Insajderi.com