Haziri: Veseli le ta përfundojë demarkacionin, Mustafa i ka kryer punët

Haziri: Veseli le ta përfundojë demarkacionin, Mustafa i ka kryer punët

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shpërthyer me deklarata thumbuese ndaj kryetarit të Kuvendit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili ditë më parë paraljmëroi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Hazirit, këto deklarata të Veselit janë një lloj komunikimi i tij me partitë opozitare në kuadër të tentimit për të krijuar raporte normale me këto parti, që sipas tij, po e mbajnë vendin peng me demarkacionin dhe Asociacionin.

“Nuk mundet me u ble normaliteti politik me partitë opozitare me deklarata publike, ne kohën kur Kosova politikisht asht duke pa bardh e zi”, tha Haziri në emisionin “Rrokum Rroll”.

Sipas tij, koalicionin LDK-PDK e kanë krijuar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

“Na këtë marrëveshje e kemi bërë me Hashim Thaçin, atëherë si kryetar i PDK-së”, tha Haziri.

Tutje sipas tij, marrëveshja programore e këtij koalicionin nuk e përmend askund Demarkacionin sepse kjo cështje ka qenë e iniciuar nga Qeveria e kryesuar prej Hashim Thaçit.

Madje sipas Hazirit demarkacionin as nuk i përket kryeministrit Isa Mustafa.

“Asht detyrë e kryetarit të Kuvendit me strukturat e Kuvendit që të punojë shumë me e përmbyllë procesin e demarkacionit, sepse Isa Mustafa e ka kryer punën e vet”, ka thënë Haziri në këtë intervistë.

Sipas tij, LDK gjithmonë ka qenë në shënjestër, pasi që Ibrahim Rugova ka qenë i pari që e ka organizuar pajtimin politik në Kosovë./Insajderi.com