Haziri: Vetëm Kuvendi i ka kompetencat për këto masat që i ka ndërmarr MSH

Haziri: Vetëm Kuvendi i ka kompetencat për këto masat që i ka ndërmarr MSH

Masat e reja të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, kundër Koronavirusit, nënkryetari i LDK-së, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po i quan masa tipike të gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan Insajderi.

Ai të RTV Dukagjini, ka thënë se shtrirja e masave në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është kompetencë vetëm e Kuvendit dhe të zgjedhurve të popullit.

“Vendimi ka një mungesë të frymës kushtetuese dhe i tejkalon kompetencat që i ka qeveri. I mungon fryma kushtetuese dhe kuvendi është ai që i ka kompetencat për këto masa në 38 komuna”, është shprehur Haziri.

Kujtojmë që edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se këto masa sërish shkelin kushtetutën ndërsa e ka quajtur edhe uzurpim të pushtetit./ Insajderi.com