HBO largon nga platforma filmin ikonik amerikan

Njëri ndër filmat më të popullarituzar të historisë amerikane të filmit, “Gone With the Wind”, është larguar nga platforma amerikane HBO Max. Ky veprim i gjigantit amerikan, erdhi pasi që në vazhdën e protestave anti-raciste, kompanisë po i bëhej thirrje ta largonte nga platforma këtë film, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

HBO largon nga platforma filmin ikonik amerikan

HBO Max ka deklaruar se filmi i 1939-tës, ishte “produkt i kohës” dhe se përshkruante “paragjykimet etnike dhe raciale” të cilat “ishin gabim atëherë, e janë gabim edhe sot”.

Nga ana e HBO-së është thënë se filmi do të rikthehet në këtë platformë në një datë të pacaktuar, “me një diskutim për kontekstin historik të filmit”.

I realizuar gjatë dhe pas Luftës Civile Amerikane, “Gone With the Wind”, është kritikuar për një kohë të gjatë për mënyrën se si e trajton skllavërinë.

I bazuar në novelën e Margaret Mitchell, në këtë film shfaqen karaktere të luajtura nga njerëz me ngjyra, të cilët tregohen të kënaqur me jetën e tyre dhe të cilët u rrijnë besnikë pronarëve të tyre, edhe pas heqjes së rendit skllavëror.

Pavarësisht polemikave rreth filmit, “Gone With the Wind” ka marrë 10-të cmime Oscar dhe mbetet si një ndër filmat më fitimprurës të të gjitha kohërave.