Hebrenjtë riparojnë shtëpinë e shqiptarëve myslimanë që i shpëtuan gjatë Holokaustit

Hebrenjtë riparojnë shtëpinë e shqiptarëve myslimanë që i shpëtuan gjatë Holokaustit

Grupi me bazë në Poloni deri më tani ka mbledhur 10 mijë dollarë për familjen shqiptare, shtëpia e së cilës u shkatërrua gjatë tërmetit të nëntorit.

Një burri mysliman shqiptar, shtëpia e të cilit u shkatërrua nga tërmeti, do t’i rindërtohet nga një grup përkujtimor Holokausti, për nder të shpëtimit të hebrenjve nga ana e babait të tij.

Shtëpia e 83-vjeçarit, Muhamet Bicaku, u shkatërrua gjatë fatkeqësisë së 26 nëntorit, e cila u mori jetën 55 personave në Shqipëri. Gjatë Holokaustit, babai i tij, Mefaili dhe vëllai i madh, Nijaziu, strehuan rreth 20 familje herreje, duke i mbrojtur nga forcat okupuese italiane dhe gjermane në Qarrishte, fshat që ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Tiranës.

“Nga thellësia, organizata me bazë në Poloni që përqendrohet në festimin e veprimeve të shpëtimtarëve të hebrenjve, ka mbledhur 10.000 dollarë për ta rindërtuar shtëpinë”, shkroi themeluesi i grupit, Jonny Daniels, në një komunikatë pasi vizitoi Shqipërinë, si pjesë e një misioni humanitar pas tërmetit.

“Kostoja totale do të jetë 45.000 dollarë dhe mbledhja e fondeve po vazhdon”, ka thënë ai.

Muhamet Bicaku, i cili ishte pesëvjeçar kur babai i tij filloi të strehojë refugjatë hebrenj, tani po jeton tek njëri prej fëmijëve e tij në Durrës, në një shtëpi të stërmbushur me njerëz.

Babai dhe vëllai i tij morën një çmim në vitin 1996 nga shteti i Izraelit, çmim që i ndahet jo-hebrenjve që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

“Ata i ofruan popullit tonë nevojat më themelore të njerëzimit – strehim, në periudhat e tyre të vështira, duke ua shpëtuar jetën. Duhet të jetë e qartë për ne sot që të bëhemi bashkë dhe ta rikthejmë atë favor”, shkroi Daniels.