Hellas Verona i jep një lajm të keq Rrahmanit

Hellas Verona i jep një lajm të keq Rrahmanit

Drejtuesit e Veronës kanë insistuar se qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht interesimit nga skuadrat e tjera të mëdha në Serie A.

Mediumet italiane të enjten kanë raportuar se Interi ka shprehur interesim për Rrahmanin, të cilin po synon ta transferojë në fillim të vitit të ardhshëm, pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion. Më shumë në Insport.