Hendboll: Besa Famgas mposht Boracin në Kupën e Evropës

Hendboll: Besa Famgas mposht Boracin në Kupën e Evropës

Kampioni në hendbollin e Kosovës, Besa Famgas ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Boracit të Banjallukës në kuadër të Kupës Evropiane, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Karagaçi” të Pjesë, nikoqirët shënuan fitore me rezultat të ngushtë 24:22.

Në pjesën e parë, Besa krijoi epërsi të madhe, mirëpo në pjesën e dytë u këndellën miqtë, duke ngushtuar rezultatin në fund me vetëm dy pikë epërsi.

Kjo është ndeshja e parë e zhvilluar në kuadër të raundit të tretë, ndërsa ndeshja e kthimit në Bosnjë – Hercegovinë, zhvillohet pas një jave. /Insajderi.com