Hera e parë që kandidati i FSK-së përzgjidhet për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane

Hera e parë që kandidati i FSK-së përzgjidhet për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane

Për herë të parë që nga formimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, një kandidat është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjetit social në Twitter nga profili zyrtar i FSK-së.

FSK ka falënderuar partnerin strategjik të Kosovës, ShBA-në dhe ambasadën e tyre në Kosovë.

“Lajm i mrekullueshëm sot! Për herë të parë që nga themelimi i FSK-së, duke iu falënderuar partnerit tonë strategjik, Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane, FSK-ja tani e ka kandidatin e parë që është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore të ShBA-së, në gjeneratën e 2024-ës. Faleminderit, Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Më të fuqishëm së bashku”, njoftohet në Twitter.