Heroi i finales, Eder: Ja çka më tha Ronaldo para se të hyja në fushë

Heroi i finales, Eder: Ja çka më tha Ronaldo para se të hyja në fushë

Kishte luajtur vetëm 13 minuta para finales së Euro 2016 dhe askush nuk e imagjinonte atë protagonist në ndeshjen e fundit. Por sulmuesi Eder u tregua i gatshëm kur ishte momenti për të dhënë më të mirën ndaj Francës dhe shënoi golin e fitores të luzitanëve.

“Kjo fitore është rezultati i të gjithë punës që bëmë këtu. Është fantastike. E merituar. Të gjithë jemi të lumtur. Që nga dita e parë e grumbullimit, e ndjeja që Fernando Santos kishte besim te aftësitë e mia. Kishte besim te unë. Sot ishte e mundur të jepja kontributin tim. Jam shumë i lumtur”, tha ai pas ndeshjes.

Eder zbuloi gjithashtu se Kristiano Ronaldo e kishte parashikuar golin e tij në finale, shkruan Panorama-sport, transmeton Insajderi.

“Ronaldo më tha se do të isha unë që do të shënoja golin e fitores, ashtu si edhe kolegë të tjerë. Kjo më dha forcë dhe energji. Ky ishte një gol për të cilin kisha punuar shumë dhe që ia kushtoj popullit portugez që e meriton”, deklaroi ai.