Heronjtë e Kupës së Botës “Francë 1998” mblidhen pas 20 vitesh

Heronjtë e Kupës së Botës “Francë 1998” mblidhen pas 20 vitesh

Ata luanin në një skuadër të bekuar, me dhunti magjike, që triumfuan në Kupën e Botës 20 vite më parë, pikërisht përpara tifozëve vendës. Më shumë 20 vite më parë, Franca shkatërroi në atë finale të madhe 3-0 Brazilin, për ta ngritur për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në futboll.

Zinedine Zidane ishte “ylli” i padiskutueshëm i atij turneu, duke shënuar dy herë në finale. Ai mori përsipër të ndajë me ish-shokët e skuadrës ato kujtime të paharrueshme në një darkë ribashkimi.

Zinedine Zidane ka postuar këtë foto të Instagram, ku shfaqen protagonistet e asaj mbrëmjeje magjike për “Gjelat”.

(Nga e majta në të djathtë) Bixente Lizarazu, Lilian Thuram, Vincent Candela, Alain Boghossian, Laurent Blanc, Zinedine Zidane, Christophe Dugarry, Bernard Lama, Christian Karembeu dhe Bernard Diomede.