Heshtja e Vjosa Osmanit – shfaq mungesë respekti ndaj bashkëpartiakut të saj

Heshtja e Vjosa Osmanit – shfaq mungesë respekti ndaj bashkëpartiakut të saj

Nominimi i Avdullah Hotit për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk është pritur mirë nga disa bashkëpartiakë të tij.

Në mesin e tyre është edhe Vjosa Osmani, ish-kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila nuk e ka thënë asnjë fjalë publikisht për nominimin e Hotit për kryeministër.

Osmani ka shfaqur mungesë respekti me refuzimin për ta uruar publikisht Hotin për përgjegjësinë e re, ndonëse ish-zv/kryeministri kishte qenë njëri ndër mbështetësit kryesor të kryeparlamentares gjatë fushatës zgjedhore.

Madje, në ditën e nominimit të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, u bënë të famshme disa fotografi të Hotit dhe Osmanit. Aty shfaqej Hoti duke përgëzuar bashkëpartiaken e tij.

Por, Hotit i ka munguar përkrahja nga Osmani në ditën e nominimit të tij për kryeministër.

Ajo, jo vetëm që ka heshtur në ditën e nominimit të Hotit, por ka munguar edhe në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, në të cilën është vendosur kandidatura e tij për kryeministër.

Përveç Osmanit, edhe tre anëtarë të tjerë të Kryesisë së LDK-së anashkaluar mbledhjen ku u vendos për kandidimin e Hotit.