fbpx

Higuain bëhet ‘horë’ me festimin pas golit

Higuain bëhet ‘horë’ me festimin pas golit

Gonzalo Higuain është bërë ‘horë’ me festën pas golit ndaj Burnleyt, në ‘Stamford Brdige’.

Chelsea nuk arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj Burnleyt në shtëpi, duke mos shfrytëzuar kështu gabimet e Arsenalit, Manchester Unitedit e Tottenhamit, që pësuan humbje këtë fundjavë.

Në Londër, Chelsea u ndal nga ekipi i 15-të në tabelë, në barazim 2:2, shkruan Insporti

Gonzalo Higuain realizoi golin e epërsisë për londinezët, për 2:1 pas asistimit të Cesar Azpilicueta.

Por, festa e argjentinasit pas golit, mori gjithë vëmendjen në rrjete sociale.

Ai ka vrapuar në turmën e tifozëve, ku më pas koka e tij përfundon në gjoksin e një gruaje.

Shikojeni në videon e mëposhtme. /Insporti.com