Hillary Clinton i sulmon britanikët për shkak të rusëve

Ish Sekretarja e Shtetit dhe ish kandidatja për presidente të SHBA Hillary Clinton sot ka kritikuar qeverinë e Britanisë së Madhe sepse nuk e ka publikuar raportin për përzierje të Rusisë në politikën britanike.

Hillary Clinton i sulmon britanikët për shkak të rusëve

“Është e pakuptueshme që qeveria juaj nuk dëshiron të publikojë raportin mbi ndikimin rus. Nuk ka arsyetim dhe është e turpshme”, ka thënë Clinton për BBC.

Ajo ka shtuar se çdo votues meriton ta sheh atë raport para zgjedhjeve.

Kabineti i kryeministrit Boris Johnson ende nuk ka miratuar publikimin e raportit të këshillit parlamentar për shërbimin e inteligjencës i cili i kontrollon shërbimet e sigurisë dhe ky raport me siguri nuk do të publikohet para zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Londra e ka akuzuar Moskën për përzierje dhe ndikim në zgjedhjet në vendet perëndimore, gjë që Rusia, si zakonisht, mohon.

Hillary Clinton gjithashtu e ka akuzuar Rusinë për përzierje në zgjedhjet presidenciale në SHBA ku ajo ka ndihmuar Donald Trumpin t’i fitojë zgjedhjet./Insajderi.com.