Historia e aktorit nga seriali Breaking Bad që prej burgut u transformua në një yll kinemaje

Historia e aktorit nga seriali Breaking Bad që prej burgut u transformua në një yll kinemaje

“Con Air”, “Zombie Hunter” dhe “3-Headed Shark Attack” janë filmat në të cilat aktori Danny Trejo ka përfunduar i vdekur. Por në jetën reale ky aktor është gjuajtur, therrur, torturuar shumë herë.

Nëse jeni adhurues i serialit Breaking Bad, ai është personazhi që përfundon në majën e breshkës, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Sipas një studimi, aktori 76 vjeçar ka vdekur në ekran më shumë se secili aktor tjetër, për çka ai thotë duke qeshur që është tregues që punon shumë.

Edhe nëse nuk e keni njohur me emrin e tij të vërtetë, është e pamundur të mos e keni parë në ndonjë prej serialeve, filmave apo lojërave të shumta në të cilat ai ka luajtuar.

Por para se të fillonte karriera e tij filmike, ai ishte një i burgosur që nuk do të dilte nga burgu deri në vitin 1960.

Trejo u rrit në Kaliforni. Gjatë adoleshencës ai përdorte droga të rënda dhe pati hyrje e dalje të shpeshta nga burgu, përfshi akuzën për vjedhje të armatosur.

Në burg ai u bë i njohur si bokser kampion në burgun shtetëror të San Quentin.

Ai ka përvoja edhe në në dy burgje të tjera dhe qendra rikorrektuese për të rinjë, çka në të kaluarën e kishte shtyrë të mendonte që jeta e tij kishte përfunduar, por ai e gjeti forcon për të nisur gjithçka nga fillimi. Vendimi i tij më i mirë ishte kur la drogat dhe vendosi të u largohej telasheve.

Trejo u bë konsulent drogash dhe e përdori përvojën e tij për të ndihmuar të tjerat. Por puna në industrinë e filmit e shtyri drejt aktrimit, ku është aktiv që prej vitit 1980.

Danny Trejo e di që për shkak të famës ka influencë në të tjerët dhe shpreson që historia e tij e bërë dokumentar do të inspirojë njërëz.

“Nuk ka rëndësi se ku fillon, rëndësi ka se kur përfundon,” është mesazhi i tij për njerëzit që janë duke përjetuar përvoja të ngjajshme./Insajderi.com