Historia e çuditshme e lobimit të Naser Rugovës në SHBA

Historia e çuditshme e lobimit të Naser Rugovës në SHBA

Ishte viti 2007, muaji shkurt.

Atëkohë, Naser Rugova kishte ndërmarrë një veprim të çuditshëm. Një veprim që e bëjnë zakonisht Qeveritë dhe partitë politike. Rugova e kishte bërë si individ. Pak kush e ka bërë këtë veprim në mënyrë individuale, për shkak të shumave të mëdha të parave që duhen paguar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rugova kishte kontraktuar kompaninë amerikane JWI. L.L.C, me bazë në Washington. Insajderi ka siguruar raportet e aktiviteteve lobuese të kësaj kompanie. Emri i deputetit të LDK-së përmendet në raportin e vitit 2007. Shuma që Rugova kishte paguar, bazuar në këtë raport, është në vlerë prej 240 mijë dollarësh. Kompania lobuese tregon se kishte ndihmuar klientin e saj, Naser Rugovën, në shumë aspekte.

E kishte ndihmuar zhvillimin e marrëdhënieve me përfaqësues të mediave në SHBA, me zyrtarë të kongresit, me kongresmenë për të diskutuar lidhur me interesat e Rugovës, përfshirë edhe ato tregtare.

InDoks e ka kontaktuar Deputetin Naser Rugova, që në këtë vit madje është kapur mat duke gënjyer për mungesë në një seancë Kuvendi, por ai nuk është pajtuar që të intervistohet.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Lobimi sekret i Thaçit

InDoks | Lobimi sekret i ThaçitSa para kanë paguar qytetarët e Kosovës për njërin nga produktet më të dukshme të lobimit të Republikës, librin personal të Hashim Thaçi?Sa para janë paguar për takimet e burrështetasve kosovarë që nga Ibrahim Rugova, Agim Ceku, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa , e deri te promovimi personal i Naser Rugovës?Janë këto pyetjet që do të marrin përgjigje ne dokumentarin 50 minutësh të InDoks mbi lobimin ndër vite që kanë bërë udhëheqësit kosovarë?InDoks me autor Visar Duriqi, do të shpalos për herë të parë dokumente për lobimin sekret të presidentit Hashim Thaçi.Sonte ora 20:10, në RTV Dukagjini dhe Insajderi live në Facebook.

Posted by Insajderi on Sunday, 16 December 2018