Historia e hebrenjve si zhveshje morale dhe ligjore e njeriut

Historia e hebrenjve si zhveshje morale dhe ligjore e njeriut

Modentiteti dhe Holokausti si proces simptomatik i tij, kanë në thelb zbulimin dhe kuptueshmërinë e përfytyrimit të projekteve racionale gjatë totalitarizmave të shekullit XX. Fillimisht natyra e Modernitetit në raport më Iluminizmin, me projektet dhe përfytyrimet e shtruara, janë kriza e vazhdueshme që sot po prodhohen akoma me shumë gjendje holokausti.  Lufta e Dytë Botërore nuk shënon numrin më të madh të viktimave në histori, sepse gjatë kolonizimit të Amerikave u vranë më shumë se 100 milionë njerëz, por tmerri nazist shtrihet përtej numrit, në sistematicitetin e vrasjes së njerëzve, nga inxhinierë, shkencëtarë, mjekë etj., që ndihmuan në asgjësimin e tyre, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë fizike.  Përse hebrejtë nuk u organizuan t’i kundërpërgjigjeshin asgjësimit të tyre, dehumanizimit, zhbërjes identitare, si pjesë e procesit përmbushës të njeriut “arian”. (Njeriu arian është pjesë e projektit të Reicht të III, i cili flet për përsosjen biologjike të rracës gjermane).

Nga ana tjetër, krijimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Gjermaninë naziste, pezullia e sistemit juridik kushtetues, i dha fuqi ligjore ekzistencës së forcës së ligjit, pa ligj. Kjo gjë krijoi kushte të përshtatshme për përmbushjen e projektit racional të njeriut arian, duke zhveshur nga çdo të drejtë ligjore hebreun (Homo sacer– është njeriu i ç’ligjëruar nga e drejta e jetës, metode kjo që përdorej në Romën e lashtë, ku çdo heretic mund të vritej nga gjithkush e të mos dënohej) . Një veprimtari që sipas procesit holokaustik nuk ka funksion shkatërrues, por krijues duke i dhënë formë shoqërisë dhe individit. Cilësimi biologjik si inferior dhe pezullimi  i çdo të drejte juridike si qenie njerëzore nga ana tjetër, formuan kushte të përshtatshme për të zhbërë identitetin njerëzor të hebreut, duke i lënë vetëm një pjesë identitare, atë të të qenit çifut.

Këto projekte racionale, mbartin në vetvete elementin përjashtues. Nëse flasim për projektin racional mbi njeriun “arian”, fillimisht duhet të kuptojmë pemën rraciale eugjeniste (Lëvizja eugjeniste filloi në shekullin e XX, ku pati një ndikim të madh në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Përcaktimi dhe ndarja e rracave njerëzore si inferiore dhe superiore, u përdor si qëllim politik. Gjermania Naziste nisi të krijonte “Shtetin Biologjik” mbi spastrimin e rracës cifute dhe asgjesimin e saj), mbi të cilën u përforcua ideja e superioritetit dhe inferioritetit të rracave të ndryshme njerëzore. Fillimisht plan projekti nis nga një stukturë biologjike duke u përforcuar ligjërisht. Duke qenë se hebrenjtë tashmë u cilësuan nga nazistët si “jo njerëzor”, duke u nisur që nga elementet e tyre të jetës si dhe ato biologjikë, duke krijuar idenë se kjo qenie tashmë e mbetur si jo njerëzore, duhet të ekzekutohet. Ky projekt racional i nisur nga premisa biologjike, duhej të përforcohej nga heqja e çdo të drejte ligjore.

“Na dëgjojnë të flasim në shumë gjuhë të ndryshme, që ata s’i kuptojnë dhe që atyre iu tingëllojnë qesharake si zëra kafshësh, na shohin të sklllavëruar poshtërsisht, pa flokë, pa nder e pa emër, çdo ditë të rrahur, çdo ditë e më të poshtruar dhe kurrë s’lexojnë në sytë tanë një shkëndijë rebelimi, paqeje ose besimi. Na dinë hajdut dhe të pabesë, leckamanë pisanjosë dhe të urritur dhe duke ngatërruar pasojën me shkakun, na gjykojnë të denjë për poshtërimin tonë. Kush mund ti dallojë fytyrat tona? Për ta ne jemi Kazett, gjinia asnjëanëse, numri njëjës”. I gjithë ky proces pezullie është një proces që shfaqet si gjendje e jashtëzakonshme e hebrejve.  Përveçse një zhveshje ligjore u përforëcua shveshja morale, përmes së cilës njeriu mbahet fort pas identitetit.

Përse hebrejtë nuk luftuan? Shumë nga librat e shkruar një ndër to edhe Primo Levi(një ish-i burgosur i kampit të Aushvicit), tregojnë për padijen e njerezve që çoheshin të ekzekutohen në kapmet e përqëndrimit, të future në vagona për të shkruar drejt një vdekjeje të sigurt. Shumë prej tyre zgjedhën mënyrën duke korruptuar gjeneralët me shuma të medha parash, e për t’u larguar nga vendi. Kjo ndarje dhe përçarje mes tyre, duke gjetur mënyra individuale të zgjidhjes u bë, vdekja e tyre e sigurt. Historia nuk tregon për një të shkuar të saj, por për një të shkruar rrenjët e së cilës gjenden në të tashmën dhe të ardhmen e gjithësecilit.+