fbpx

Historia e jashtëzakonshme e marinarit i cili i shpëtoi dy katastrofave më të mëdha të shekullit të 20-të

Historia e jashtëzakonshme e marinarit i cili i shpëtoi dy katastrofave më të mëdha të shekullit të 20-të

Një marinar ishte personi i vetëm i cili i shpëtoi dy nga katastrofave detare më të tmerrshme të shekullit 20-të, fundosjes së Titanikut dhe RMS Lusitania-s, shkruan Insajderi.

George Beauchamp kishte gënjyer për moshën e tij për të punuar si ndezës i zjarrit në anijen e Titanikut.

Ai i kishte thënë kompanisë së anijeve White Star Line se ishte 32 vjeçar kur në fakt ishte vetëm 10.

Pasi anija kishte goditur ajsbergun në oqeanin Atlantik në vitin 1912, ai ishte thirrur në gjykatë për të dëshmuar rreth katastrofës.

Transkriptuat e kësaj dëshmie ende ruhen që nga ajo ditë.

Pasi kishte dëgjuar zhurmën nga goditja, ai kishte dalë nga dhoma e motorëve ku punonte dhe kishte shkuar në ndihmë të pasagjerëve në barkën 13, ku ishte lundruar deri në shpëtim.

“Unë dola në kuvertën e anijes dhe kisha një këmbë aty e tjetrën në barkën e shpëtimit, ku po mundohesha gratë dhe fëmijët të hipin në barkë. Kishim vështirësi për ta mbajtur varkën larg pjesës së anijes dhe të pengonim ujin të hynte brenda”

“Ne u munduam të iknim nga pjesa ku po fundosej anija. Unë e pash anijen gjersa fundosej. Ishte si një zhurmë e një bubullime dhe dëgjoheshin të qara. Ne do të ktheheshim për të marrë më shumë njerëz por anija ishte e mbushur plotë”, ka thënë ai gjersa i ka kujtuar ato momente.

Familja e tij beson se ai kishte qenë në bordin e anijes RMS Lusitani kur ajo u fundos gjatë luftës së parë botërore.

Pas katastrofës së dytë ai ishte mllefosur me anijet e mëdha dhe dëshironte të punonte me barka të vogla.

Familja e tij nga Yorkshire i Anglisë, e kanë përkujtuar atë në 75 vjetorin e vdekjes.

Stër mbesa e saj ka thënë se ndihet krenar për atë dhe rolin që ai kishte luajtur në shpëtimin e shumë pasagjerëve.

I lindur në Londër, Beauchamp u vendos në Hull ku kaloi dhjetë vite të jetës së tij duke punuar në anije udhëtarësh.

Pastaj ai u shpërngul në Southhampton, ku ai vdiç në vitin 1944 në moshën 72 vjeçare./Insajderi.com