fbpx

Historia e “pritjes më të mirë në histori”, nga portieri që ndërroi jetë sot

Historia e “pritjes më të mirë në histori”, nga portieri që ndërroi jetë sot

Gordon Banks ndërroi jetë sot, në moshën 81-vjeçare. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1966 me Anglinë, ndërroi jetë në orët e hershme të së martës.

Ai do të mbahet mend gjatë nga futbolldashësit në Angli, e në veçanti nga tifozët e kombëtares së Anglisë, për heroizmat dhe pritjet e jashtëzakonshme të tij, shkruan Insporti

Legjenda e kombëtares së Anglisë, bëri 628 paraqitje në karrierën e tij 15-vjeçare në Football League dhe ishte pjesë e ekipit të famshëm që e fitoi Kupën e Botës më 1966.

Por, ajo për çfarë ai do të mbahet mend gjatë, është pritja që i bëri Peles – atëbotë lojtarit më të mirë në botë – në vitin 1970.

VIDEO: Historia e pritjes së Banks, e cila fitoi famë botërore