Historia horror e pedofilit – masakroi një njeri dhe më pas e ushqeu 12-vjeçaren me pjesët e trupit  të tij

Historia horror e pedofilit – masakroi një njeri dhe më pas e ushqeu 12-vjeçaren me pjesët e trupit  të tij

Një burrë i akuzuar për vrasjen e qiradhënësit të tij, ngrënien e trupit të tij dhe ushqimi e një vajzë 12 vjeçare më pjesët e mbetura të trupit, është raportuan i vdekur gjatë pritjes së gjyqit të tij, shkruan Insajderi.

Arkady Zverev ka pranuar se ka vrarë Alexander Popovich, qiradhënësi i tij 21 vjeçar, në prill të 2018.

Policia ruse ka thënë se i dyshuari për vrasje ka vdekur pas katër muajsh në koma, pasi edhe tentoi t’i jepte fund jetës së tij.

Ai vdiq në spital nën mbrojtjen e armatosur.

Oficerët e policisë e kishin arrestuar atë vitin e kaluar pasi kishin gjetur trupin e Popovich në një shtëpi në Novinka, një fshatë të Rusisë.

Kufoma ka qenë e shpërbërë, me gjymtyrët dhe kokën e ndarë nga trupi.

Koka e Popovich ishte gjetur në stufë, afër një tigani për gatim.

Policia e arrestoi Zverev bashkë më Valeria, një vajzë 12 vjeçare e cila jetonte me të në atë kohë.

Gjithashtu ai ishte dënuar nën akuzën për përdhunim, pasi ai kishte pranuar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të miturën.

Ai më vonë kishte pranuar se kishte zier sytë, zemrën dhe trurin e tij.

Valeria gjithashtu kishte ngrënë pjesët e trupit të viktimës, e cila kishte thënë se truri ishte shumë më i shijshëm.

Fëmija po mbahet nën kujdestari por është shumë e re 0për tu dënuar për ndonjë krim.

Mosha për mbartjen e krimit në Rusi është 16 vjeç, mirëpo është ulur deri në 14 vjet për disa krime  serioze si vrasja, kidnapimi dhe përdhunimi./Insajderi.com