Historia misterioze e falimentimit të Llamkos-it

Historia misterioze e falimentimit të Llamkos-it

Pesë vite më parë fabrika “Llamkos” gumëzhinte e frekuentuar nga afro 500 punëtorë. Prodhonte mbi 120 mijë tonë llamarinë në vit. Sot ta fut frikën si në filmahorroi. Të vetmit që punojnë aty janë disa roje sigurimi. Dhe një administrator i caktuar nga një gjykatë.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Çka ndodhi me këtë fabrikë që u konsiderua një herë e një kohë si një nga privatizimet më tësuksesshme të pasluftës në Kosovë? Kush e falimentoi atë dhe kush po i bartë pasojat e këtij akti? Si lidhet krejt kjo histori krimi me oligarkë rusë? Si u pru buzë greminës po ashtu një ekip futbolli i ndërlidhur me këtë fabrikë?

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Janë mbi 18 hektarë toke, dy ndërtesa fabrike, dhe qindra makineri të shtrenjta, dy strehimore nga sulmet me armët e shkatërrimit në masë. Krejt këto mund tëshitenveç për pak më shumë se 4 milionë euro. Asnjë cent më shumë.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

InDoks në dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetit”, ka hetuar lidhjet mafioze e kriminale që e gjunjëzuan këtë gjigant ekonomik. Për politikën që e la në duar të tyre. Për gjykatën që e liroi personin kryesor të dyshuar për këtë aferë multimilionëshe. Dhe për shpresën eventuale në këtë situatë pashpresë.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Për dokumentarin e InDoks, kanë dhënë rrëfimet e tyre deputetë, ish-punëtorë, fansa të futbolli, drejtues klubi e sillen në vëmendjen e publikut hulumtime gazetareske të dhënat e të cilave tronditin.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetit Si ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetitSi ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

Posted by InDoks on Sunday, 17 February 2019