Askush nuk është imun nga koronavirusi. Edhe njerëzit e famshëm, në njëfarë mënyre, janë treguar “të pakujdesshëm” në sjellen e tyre, duke u bërë bartës së armikut global.
Nga Kina, ku pati vatrën, ka mbërritur në cepat e më të largët të shtëpisë së përbashkët tokë. Ka mbërritur edhe në Brazil, ku ka prekur skuadrën e njohur Flamengo, që në javët e fundit të vitit të kaluar fitoi dy kompeticione, “Brasileirão” dhe “Copa Libertadores”.
Njoftimi u bë në faqen zyrtare të klubit brazilian:
“Flamengo informon se testet për praninë e COVID-19 te lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit përfunduan pasditen e së hënës. Klubi informon se trajneri Jorge Jesus ka rezultuar i prekur në provën e parë nga COVID-19”.
Vetëm pak kohë më parë, Jorge Jesus kishte humbur për shkak të koronavirusit një mik, të cilin e kishte takuar në Portugali.
Bëhet fjalë për 80-vjeçarin Mario Verissimo, i cili ka punuar së bashku me trajnerin portugez në kohën kur drejtonte Estrela Amadora.