“Historiani” MC Kresha zbulon se qytetet franceze janë shqiptare

“Historiani” MC Kresha zbulon se qytetet franceze janë shqiptare

Reperi mitrovicas MC Kresha ishte I ftuar në emisionin e Besim Dinës “Oksigjen” por ka folur jo për hip-hop por për histori. Madje edhe si linguist me diplomë.

Të gjithë e kanë njohur Kreshën si reper i mirë, por askush nuk e ka njohur edhe për aftësitë e tij linguistike, që në fakt janë qesharake. Në emisionin e Besim Dinës ai bën krahasimin e shqipes me gjuhën sumeriane, një prej gjuhëve më të vjetra të botës, me lehtësinë e personit që bën dallimin e dialekteve të qyteteve të Kosovës.

Edhe vetbesimi me të cilin ai flet për këto çështje tejkalon nivelin e amaterit që lexon në internet teori konspirative, pa u lodhur të hulumtojë më shumë për propabilitetin që gjithë këto teori të jenë një sience fiction I bukur për argëtim.Është fjala për teorinë sipas të cilës të gjithë popujt dhe civilizimet e tjera kanë rrjedhur prej shqipëtarëve, gjë që mund të spjegohet duke provuar që secila fjalë në secilën gjuhë mund të ketë kuptim në shqip.

Performanca e Kreshës në Oksigjen e tejkaloi çdo performancë të mundshme deri më tash. Ai flet si një poliglot I vërtetë shprehje franceze, arabe, angleze dhe duke tejkaluar gjithçka edhe gjuhën antike sumeriane.

Gjithçka që Kresha thotë dhe spjegon është veçse teori, dhe teoritë mbesin të pavërtetuara. Mirëpo disa teori edhepse janë argëtuese dhe na kënaqinë egon, është logjika e shëndoshë dhe të dhënat që kurr nuk kanë qenë më të qasshme se sot, që na parandalojnë të ndajmë me të tjerët.

Por jo për Kreshën. Ai thotë se I ka studiuar kur ka qenë në Zvicer. Dhe e vë theksin te fjala studim në Zvicër sepse si duket atje edhe “studimi” I tij është më cilësor. Kontradikta e famshme e jona, sipas të cilës ne jemi të parët e më të mirët, por jashtë vendit gjithçka funksionon më mirë. Edhe studimi I Kreshës për histori e linguistikë.